
Intervistohet edukatorja në Lipjan, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije
Kronika
October 07, 2025 - 12:08
Një fëmijë dyshohet se është lënduar të hënën në një çerdhe në Lipjan.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se ka iniciuar rast për lëndim trupor, ndërsa janë intervistuar prindi i fëmijës dhe e dyshuara.
“Dje rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Lipjan është iniciuar një rast për lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të Shtetit”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. /Zëri