
Personat në fotografi kërkohen nga Policia për vjedhje në Bibaj të Ferizajt
Kronika
October 06, 2025 - 19:37
Policia e Ferizajt kërkon bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e dy personave të dyshuar për vjedhje.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, rasti ka ndodhur me datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Bibaj -Ferizaj, transmeton Klankosova.tv.
“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë:
-stacionin më të afërt të policisë,-përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, – ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, shkruhet në postimin e Policisë.