
Ky është autori i vrasjes brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë
Kronika
October 06, 2025 - 16:39
Është zbuluar identiteti i të dyshuarit për vrasjen e rëndë brenda Gjyaktës së Apelit në Tiranë.
I dyshuari quhet Elvis Shkambi që ndryshe njihet si Gjon Shkambi, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie.
I njëjti ka qëlluar me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Pos viktimës, edhe dy persona të tjerë raportohet se janë plagosur e që janë babë e bir.
Mediat në Shqipëri raportojnë se të plagosurit janë në gjendje stabile.