
Ekzekutohet një shqiptar në Kolumbi
Kronika
October 06, 2025 - 12:38
Një shqiptar ka vdekur pasi është qëlluar të dielën në Kolumbi.
Viktima, i identifikuar si A.T, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane, u qëllua në një sulm të organizuar në vendin e tij të qëndrimit.
Sipas mediave lokale, autori i krimit u kap menjëherë nga policia ndërsa po tentonte të largohej me motor nga vendngjarja. Me vete, ai kishte edhe armën e përdorur gjatë aktit, raportoi TCH.
Nga sulmi ka mbetur e plagosur edhe një grua 77-vjeçare, që ndodhej me A.T.-në në momentin e të shtënave.
Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.