Të shtëna me armë në Ferizaj gjatë ceremonisë së dasmës, reagon Policia

Të shtëna me armë në Ferizaj gjatë ceremonisë së dasmës, reagon Policia

Kronika October 05, 2025 - 18:51

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:30, stacioni policor ka pranuar një raport për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihajl Grameno”, gjatë një ceremonie dasme.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me personin e dyshuar, Sh.I., 56 vjeç, i cili ka pranuar se kishte përdorur armën e tij të zjarrit, për të cilën kishte leje.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, tetë gëzhoja dhe leja për armën. I dyshuari është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.