Bastiset banesa e të dyshuarit për plagosjen e 44-vjeçarit në Suharekë, policia ende në kërkim të tij
Foto: Zëri / Ilustrim

Bastiset banesa e të dyshuarit për plagosjen e 44-vjeçarit në Suharekë, policia ende në kërkim të tij

Kronika October 05, 2025 - 12:37

Policia e Kosovës mbrëmë e ka bastisur banesën e 21-vjeçarit A.F., i cili dyshohet se e ka plagosur 44-vjeçarin B.Sh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se bastisja u krye me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit A.F., 21 vjeçar, mirëpo i njëjti nuk është gjetur aty. Aktualisht nuk dihet se çfarë arme është përdorur në rast”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

Tutje, Bytyqi tha se deri te plagosja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të dy personave.