
Tronditet Saranda: Atentat me tritol, një person humb jetën
Kronika
October 05, 2025 - 00:09
Një atentat me tritol ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku një automjet është hedhur në erë me eksploziv.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, që është dëgjuar në të gjithë qytetin bregdetar, ka humbur jetën personi që ndodhej brenda makinës.
Mësohet se i vdekur ka mbetur Isuf Jaçe, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe autorët e mundshëm të atentatit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprime të shpejta hetimore për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë që ka tronditur Sarandën./a2cnn