
Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, tre të lënduar
Kronika
October 04, 2025 - 18:04
Tre persona kanë mbetur të lënduar sot gjatë mesditës, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:10, ku në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Zëri