Nis asgjësimi i mbi 35 mijë kg peshk

Nis asgjësimi i mbi 35 mijë kg peshk

Kronika October 03, 2025 - 16:23

Ka filluar sot zbatimi i vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e peshkut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk.

“Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë”

“Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, njofton AUV-ja. /Zëri

Image

Image

Image