
Arrestohet një shtetas i Serbisë, sulmoi policët në Jarinjë
Kronika
October 03, 2025 - 08:35
Policia ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në Jarinjë, raporton Zeri.info.
“PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.