Aksident në Istog, raportohet për të lënduar

Aksident në Istog, raportohet për të lënduar

Kronika October 02, 2025 - 13:32

Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Tomocit të Istogut.

Sipas raportimeve të “Istogu Sot”, një person është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Derisa sipas pamjeve të publikuara, një veturë shihet të jetë rrokullisur dhe ka rënë në një kanal.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë më Policinë, megjithëse ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.