Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Kronika September 30, 2025 - 22:13

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, i cili shihet i shtrirë në tokë, derisa qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Policia dhe autoambulanca ende nuk kanë dal në vendin e ngjarjes.

Tëvë1 ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por deri tash nuk janë përgjigjur.