Qytetarja në Pejë e dorëzon në Polici kuletën e gjetur me para
Foto: Ilustrim

Qytetarja në Pejë e dorëzon në Polici kuletën e gjetur me para

Kronika September 30, 2025 - 16:07

Një qytetare në Pejë e ka dorëzuar në stacion policor kuletën me 557 euro, 320 dollarë amerikanë dhe 600 franga zvicerane që e ka gjetur në një qendër tregtare.

“Me datë 24.09.2025, në Stacionin Policor Pejë, është paraqitur qytetarja Vlabona Bytyqi e cila kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare në Pejë. Në këtë kuletë kishte të holla prej: pesëqind e pesëdhjetë e shtatë (557) euro, treqind e njëzet (320) dollar Amerikan dhe gjashtëqind (600) franga Zvicerane. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Pejë, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta së bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”