
Lirohet psikiatri i QKUK-së që u arrestua në Tiranë, doli se nuk e ngacmoi moderatoren
Është liruar nga qelia Behar Kamberi, mjeku psikiatër nga Kosova, që policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albano Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga mjeku kosovar.
Vendimi për lirimin e Kamberit është marrë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi vlerësoi materialin e referuar nga Komisariati Nr. 2, mori deklarimin e kallëzueses Albano Bejko si dhe realizoi këqyrjen e mesazheve.
Disa mesazhe tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi ka shfaqur ndaj moderatores sportive.
Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” ose “…jeni shumë e bukur, dua t’ju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…” janë vlerësuar nga prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues ose kanosës për jetën e moderatores sportive.