Në vitin 2020 psikiatri Kamberi u denoncua në Drenas për kërcënim dhe ngacmim

Në vitin 2020 psikiatri Kamberi u denoncua në Drenas për kërcënim dhe ngacmim

Kronika September 29, 2025 - 14:27

Psikiatri nga Kosova, Behar Kamberi, është arrestuar ditën e djeshme në Shqipëri nën dyshimin për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive, Albana Bejko.

Mjeku 42-vjeçar ishte denoncuar edhe në Kosovë për veprime të ngjashme.

Një gjë e tillë tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Nga Prokuroria kanë bërë me dije se në tetor të vitit 2020 kishin pranuar kallëzimin penal ndaj tij për veprat “Kanosje” dhe “Ngacmim”, por rasti ishte zgjedhur me ndërmjetësim.

“Prokurori i Shtetit pas pranimit të kallëzimit penal dhe shkresave të lëndës ka vlerësuar se rasti mund të referohet për ndërmjetësim, më datë 03.12.2020, Zyra për ndërmjetësim ka paraqitur në Prokurori marrëveshjen e ndërmjetësimit të arritur në mes të palëve të përfshira në rast, si dhe palët me vullnetin dhe pajtimin e tyre kanë zgjidhur rastin sipas ligjit për ndërmjetësim”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Prokurorisë për Klankosova.tv.