
Detaje të reja rreth aksidentit me fatalitet në Suharekë
Mbrëmjen e së dielës një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Suharekë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një autobus.
“Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK”, thuhet në raport.
Siç bëhet e ditur, aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës duke u ndeshur frontalisht me autobusin.
Prokurori që ka urdhëruar që i dyshuari, drejtuesi i veturës, të ndalohet.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Aksident trafiku me fatalitet
Suharekë / 28.09.2025 – 19:50. Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi, një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës duke u ndeshur frontalisht me autobusin. Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK. Përveç njësive policor,e në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, që ka urdhëruar që i dyshuari (drejtuesi i veturës) të ndalohet, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. /Zëri