Nxirret i pajetë personi që ra në bunar në Lybeniq të Pejës
Foto: Zëri / Ilustrim

Nxirret i pajetë personi që ra në bunar në Lybeniq të Pejës

Kronika September 28, 2025 - 22:26

Është nxjerrë pa shenja jete trupi i pajetë i një 37-vjeçari i cili ra në një bunar gjatë së dielës në fshatin Lybeniq të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ju njoftojmë se është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi për Zeri.info.

Për nxjerrjen e personit që ra në bunar gjatë ditës ishin angazhuar policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit. /Zëri