
Përpjekjet për ta nxjerrë personin që ra në bunar në Lybeniq, përfshihet edhe FSK-ja
Kronika
September 28, 2025 - 20:23
Po vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për shpëtimin e personit që ra në gropën e bunarit, në fshatin Lybeniq të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se përveç policisë dhe zjarrfikësve, tashmë përpjekje për nxjerrjen e tij po bën edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gashi në konfirmimin paraprak ka bërë të ditur se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit.