Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën vëllai i Gjestit: Drejtuesi i motoçikletës vdiq në vendin e ngjarjes

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën vëllai i Gjestit: Drejtuesi i motoçikletës vdiq në vendin e ngjarjes

Kronika September 27, 2025 - 09:33

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka dhën detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi dje në Treboviq të Pejës.

Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar, i cili sipas policisë ishte duke drejtuar motoçikletën dhe pas aksidentit ka vdekur në vendin e ngjarjes nga lëndimet e marra, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë i Policisë:

“Fsh. Treboviq, Pejë 26.09.2025 - 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës-i mitur, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një i mitur-pasagjer në motoçikletë i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit, ndërsa trupi i tij me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.