Policia tregon si ndodhi aksidenti në Pejë ku vdiq vëllai i Gjestit
Foto: Laura Hasani

Policia tregon si ndodhi aksidenti në Pejë ku vdiq vëllai i Gjestit

Kronika September 26, 2025 - 18:26

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës, ku ka mbetur i vdekur vëllai i artistit Gjesti, Eldion Kelmendi.

Sipas noftimit të PK-së thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:05, teksa thuhet se shoferi i motoçikletës ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka kaluar në korsinë tjetër, duke goditur një veturë.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, derisa drejtuesi i motoçikletës pasi humb kontrollin në një kthesë (i dyshuar) gjatë përballkalimit, kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Si pasojë e këtij aksidenti, Policia tha se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e së cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa personi i lënduar është dërguar më autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Zëri