
Aksident në Duhël mes një veture dhe një kombi busi, ka të lënduar
Kronika
September 26, 2025 - 18:11
Një aksident ka ndodhur sot mes një veturë dhe një kombi busi në Duhël të Suharekës.
Këtë e ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
I njëjti ka thënë se ka persona që kanë pësuar lëndime të lehta.
“Është raportuar një aksident trafiku në Duhël, në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një kombi bus”.
“Si pasoj e aksidentit ka persona të lënduar, kryesisht me lëndime të lehta si dhe dëme materiale”, ka thënë Bytyqi. /klankosova