Pamje nga aksidenti në Pejë ku mbet i vdekur vëllai i Gjestit

Pamje nga aksidenti në Pejë ku mbet i vdekur vëllai i Gjestit

Kronika September 26, 2025 - 15:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Qungur të Pejës.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar dhe është dërguar më pas në QKUK.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi ka konfirmuar se nga ky aksident ka vdekur i riu Eldion Kelmendi, që është vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti, transmeton Zeri.info.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në një aksident trafiku, të të riut Eldion Kelmendi. Në këto çaste të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi, të afërmve dhe miqve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Ndërkohë Indeksonline ka publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Image

Policia ka konfirmuar aksidentinn.

“Rreth orës 14:00 Policia është njoftuar për një aksident në Qungur të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e Pejës”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /Zëri