Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Pejë

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Pejë

Kronika September 26, 2025 - 15:04

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Qungur të Pejës.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit një person ka vdekur dhe një është lënduar, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 14:00 Policia është njoftuar për një aksident në Qungur të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e Pejës”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /Zëri