Arrestohet mitrovicasi që pengonte dhe shqetësonte ish të dashurën pas ndarjes

Arrestohet mitrovicasi që pengonte dhe shqetësonte ish të dashurën pas ndarjes

Kronika September 26, 2025 - 08:34

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut.

Ai dyshohet se pas ndarjes kishte penguar dhe shqetësuar ish të dashurën e tij, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas ndarjes nga i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti e pengon dhe e shqetëson gjatë gjithë kohës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri