
Nga një muaj paraburgim 7 të arrestuarve në operacionin “Qielli i thyer”
Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 7 të arrestuarave të mërkurën për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, A.K., A.Q1., A.Q1., A.Q3., F.M., V.M. dhe E.B., sipas kërkesës së Prokurorisë iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se të njëjtit dyshohen për vepra të rënda penale, nëse të pandehurit lihen në liri, mund ti shmangen procedurës penale dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, të njëjtit mund të asgjësojnë, fshehin, falsifikojnë provat e veprës penale ose mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojnë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime”, thuhet në komunikatë.