
Veprimtaria me lojërat e fatit, arrestohen tre persona në Vushtrri
Janë arrestuar tre persona në Vushtrri, nën dyshimin se organizuan skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Policia ka njoftuar se pati prova se po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
“Në orët e pasdites së datës 24 shtator 2025, policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona, të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre telefona, një shumë e parave prej 525 eurove, tiketa dhe dëshmi të tjera relevante.
“Ndërsa pas intervistimit, me aktvendimit të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, tregon Policia.