
Policia jep detaje për aksidentin në Kaçanik, ku vdiq një veteran i UÇK-së
Kronika
September 24, 2025 - 09:26
Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Begracë të Kaçanikut.
Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe për pasojë njëri nga drejtuesit, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja.
“Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe viktima femër kosovare - drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Zeri.info.
Gjithashtu mësohet se viktima e këtij aksidenti është veterani i UÇK-së, Selman Luzha. /Zëri