
Zjarr në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar
Kronika
September 23, 2025 - 18:11
Një mobileri është përfshirë nga zjarri pasditën e sotme në fshatin Prelez të Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot , rreth orës 17:50 kemi pranuar një informatë se në fshatin Prelez të Ferizajt, në afërsi me rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , një objekt- mobileri është përfshirë nga zjarri. Zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes duke e shuar zjarrin, ndërsa edhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe zyrtarët e KEDS. Nuk raportohet për persona të lënduar. Për informacione shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, tha Veseli