Edhe dy muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq
Foto: Laura Hasani

Edhe dy muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

Kronika September 23, 2025 - 11:28

Jelena Gjukanoviq do të jetë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ia ka vazhduar paraburgimin të dyshuarës për spiunazh, transmeton Zeri.info.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurës J.Gj., gjyqtari i kësaj çështjeje penale, pas shqyrtimit të kërkesës, më datë 19.09.2025, përmes Aktvendimit, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtës iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh, e cila masë do të llogaritet deri më datë 18.11.2025”, ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. /Zëri