
Vdes në moshë të re infermierja nga Gjilani
Kronika
September 22, 2025 - 15:41
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar për vdekjen e infermieres Rejane Haziri, bashkëpunëtore për shumë vite në këtë institucion shëndetësor.
Haziri, e cila ishte punëtore shëndetësore në Emergjencë, vuante nga një sëmundje e rëndë, por nuk arriti ta fitojë betejën.
“Infermierja Rejane Haziri punoi në shërbimin e Emergjencës, ajo do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi. Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri-Murati, miqve dhe të afërmve”, thuhet në njoftimin e Spitalit.