Parandalohet kontrabanda në Burgun e Dubravës

Parandalohet kontrabanda në Burgun e Dubravës

Kronika September 22, 2025 - 12:30

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është marrë një aksion kontrolli dhe bastisje në zonën e bujqësisë, te serrat e Institucionit.

Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, rreth 20 metra afër murit të jashtëm, zyrtarët e sigurisë kanë hasur në dy paketime të mbështjella me qese najloni.

“Pas hapjes së tyre janë gjetur: katër telefona mobilë, katër adapterë për mbushjen e telefonave, dy palë kufje, si dhe dy paketime të tjera të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike, me peshë totale prej 10 gramësh së bashku me mbështjellësin. Materialet e konfiskuara janë siguruar sipas procedurave ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës për hetime të mëtejme. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të punojë në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.