Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli me duar të lidhura paraqitet në gjykatore

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli me duar të lidhura paraqitet në gjykatore

Kronika September 22, 2025 - 09:21

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar vazhdimi i gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në sallën e gjyqit është paraqitur edhe Naim Murseli, i cili akuzohet se organizoi vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijëve.

Image

Murseli akuzohet se ia kishte ofruar 30 mijë euro të akuzuarit tjetër, Granit Plavës, për ta vrarë Liridona Ademajn.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës.

Image

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Image

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës.

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. /eo