
Një fermeri në Lushnjë ia hëngri ujku 40 krerë dele dhe dhi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Vogël në Lushnje, ku një ujk ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë blegtorale.
Pronari i fermës Namik Sinani ka bërë të ditur se nga 80 kokë dhi edhe dele, 40 i ka ngrënë ujku, ndërsa pjesa tjetër janë pjesërisht të lënduara.
Sipas blegtorit, sulmi ka ndodhur rreth orës 3,30 të mëngjesit. Namik Sinani mendoi se në fermëë kishin hyrë hajdutët, por kur shkoi tek bagëtitë ka parë ujkun.
Sipas Top Channel, blegtori kërkon ndihmë nga shteti për kompesimin e tufës së bagëtive.
Banorët e Karbunarës i tremben sulmit të kopeve të ujqërve pasi ato prej kohësh hyjnë natën në qendrat e banuara. Pylli i “Zgjanës” pranë fshatit është streha e ujqërve, numri i të cilëve është shtuar shumë vitet e fundit.