
Vdes kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj
Kronika
September 21, 2025 - 12:41
Ka vdekur kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale.
Perkaj, ishte kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Kryetarit të PBKDSH. Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar Shqiptar të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Perkaj ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.