
Arrestohen katër persona në Podujevë për kultivim të bimëve narkotike
Kronika
September 21, 2025 - 10:23
Janë arrestuar katër persona në Podujevë, nën dyshimin se kanë kultivuar bimë narkotike.
Rasti është raportuar të shtunën rreth orës 17:30 dhe të dyshuarit janë dy shtetas të Kosovës e dy të Shqipërisë, raporton Zeri.info.
Bimët narkotike ishin hasur në një sipërfaqe të mbjellur me misër.
“Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur dhe ndalohen në qendrën mbajtjes”, thuhet në raport. /Zëri