Aksion policor në Vushtrri, arrestohen tre persona
Foto: Laura Hasani

Aksion policor në Vushtrri, arrestohen tre persona

Kronika September 21, 2025 - 10:16

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës ka bastisur shtëpitë e katër personave të dyshuar në Mitrovicë.

Aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, dy në fshatin Ropicë dhe një në Vushtrri, raporton Zeri.info.

Nga ky operacion policor janë arrestuar tre persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

“Me vendim të prokurorit, katër të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar”, thuhet në komunikatë. /Zëri