Dogana e Kosovës parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë
Foto: Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë

Kronika September 20, 2025 - 16:35

Dogana e Kosovës ka parandaluar dy raste kontrabande në pikën kufitare në Jarinjë.

“Rasti i parë:  Gjatë një kontrolli të detajuar mbi një automjet të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar. Malli ishte fshehur me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore dhe futjes ilegale në tregun e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Rasti i dytë ka të bëj me tentativën për kontrabandim me sasi të konsiderueshme produktesh të qumështit, që ishin pa dokumentacionin e nevojshëm shoqërues dhe pa respektuar rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.

“Mallrat janë sekuestruar dhe procedurat ligjore janë duke u ndjekur në bashkëpunim me institucionet kompetente”, vazhdon komunikata.