Dy turistë gjermanë ishin bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit, pas 12 orësh kërkimi Policia e Shtetit i lokalizon

Dy turistë gjermanë ishin bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit, pas 12 orësh kërkimi Policia e Shtetit i lokalizon

Kronika September 20, 2025 - 14:15

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se u ka shkuar në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar Ujëvara e Shëngjergjit, ndërsa lokalizimi i tyre ishte bërë i mundur pas 12 orëve për shkak të terrenit të vështirë.

Policia në njoftimin për media bën të ditur se dy turistët gjermanë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi rusët shkelën hapësirën ajrore estoneze, ministrja lituaneze: Turqia iu dha një shembull të mirë, mendoni mirë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit.

Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Policia e Tiranës thotë se mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. /Telegrafi/