Vrasja e shqiptarit në Kanada, policia identifikon autorin, në kërkim 34-vjeçari

Vrasja e shqiptarit në Kanada, policia identifikon autorin, në kërkim 34-vjeçari

Kronika September 19, 2025 - 17:46

Policia kanadeze ka bërë të ditur identitetin e personit të dyshuar për vrasjen e Paulin Harushës, shtetasit shqiptar 43-vjeçar me origjinë nga Shkodra, i cili u gjet i pajetë më 13 shtator në një automjet në Toronto.

Sipas raportimeve të mediave vendase, i dyshuari është Meelad Tarin, 34 vjeç. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër-arresti për të në të gjithë territorin e Kanadasë.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se një fuoristradë është larguar me shpejtësi nga vendngjarja pak çaste përpara se të mbërrinte policia. Kjo ka ndihmuar hetuesit në ndërtimin e një piste të mundshme mbi ngjarjen.

Dyshohet se viktima dhe i dyshuari njiheshin mes tyre, megjithatë motivet e mundshme dhe rrethanat e plota të krimit pritet të sqarohen gjatë fazës së mëtejshme të hetimeve.

Paulin Harusha u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti, në rrethana që ende mbeten të paqarta për autoritetet. /euronews