
Arrestohet nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, sulmoi fizikisht një femër
Kronika
September 18, 2025 - 08:37
Të mërkurën rreth orës 11:45 është arrestuar nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit.
Ajo dyshohet se në objektin e Komunës ka sulmuar fizikisht një femër kosovare, raporton Zeri.info.
Policia bën të ditur se deri te kjo situatë erdhi pasi viktima kishte kërkuar vendim për largim nga puna.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri