
Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar
Kronika
September 17, 2025 - 17:39
Një aksident zinxhiror mes tetë veturave ka ndodhur në rrugën Zhur-Prizren.
Në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime.
Këtë e konfirmoi për “Zëri”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Tutje Hoxha, ka bërë të ditur se rruga është e bllokuar përkohësisht dhe ka apeluar që të përdoren rrugët alternative.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, qe gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.
Pas raportimeve shtese nga kompetentet do te njoftoheni per informacione tjera”, tha Hoxha.