Aksident mes dy veturave në Ulpianë, lëndohen dy persona

Aksident mes dy veturave në Ulpianë, lëndohen dy persona

Kronika September 17, 2025 - 17:26

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ulpianë të Prishtinës.

Zëdhënësi I Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Sipas Pllanës, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Trafikut të Kryeqytetit’.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka njoftuar Pllana.