
Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare, në vlerë prej 300 mijë eurove
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se pas përfundimit të hetimeve, kemi ngritur aktakuzë kundër 32 të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje “Hyrja në sisteme kompjuterike’’, “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe kryerja e veprave penale “Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “Keqpërdorimi kartelave të bankës apo të kreditit’’.
“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të të pandehurve, kanë qenë të dëmtuara katër institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) eurove, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri