
Meta kërkon lirimin nga qelia, gjyqtarja Gjoka do ta shqyrtojë kërkesën më 19 shtator
Kronika
September 17, 2025 - 11:00
Të premten, më 19 shtator, në orën 14:00, në seancën paraprake do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta për revokimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.
Për të disatën herë, Meta kërkon që masa e sigurisë të zëvendësohet me një masë më të lehtë, si detyrim paraqitjeje apo ndalim i daljes jashtë shtetit.
Këtë herë, kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka. /euronews