
Vdes i aksidentuari në Makovc të Prishtinës
Ka humbur jetën i lënduari që po merrte trajtim mjekësor në QKUK pas aksidentit të sotëm që ndodhi në fshatin Makovc të Prishtinës.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
“Ka ndërruar jetë për fat të keq. Vazhdimisht ka qenë në gjendje të rëndë dhe jo stabile. Edhe për kundër të gjitha masave reanimatore të ndërmarra ka ndërruar jetë”, deklaroi Syla.
Në aksidentin e sotëm ishin përfshirë dy vetura, të cilat ishin përplasur ballë për ballë.
NDërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.