
Kërkohet paraburgimi i personit që dyshohet se vrau djalin e axhës në Ferizaj, pas problemeve pronësore
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R., nga komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit për veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 15.09.2025, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj - Ferizaj, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin – djalin e axhës së tij, I.R., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme qe kishin pasur si pasojë e problemeve në lidhje me një konflikt pronësor, me t’u takuar ne rrugën e fshatit me njëri-tjetrin, pas fjalosjes verbale, në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit “ZIG 14 TISAS” dhe shtie katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, me ç’rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka rrugës duke e dërguar për në Qendrën Emergjente të Ferizajt, me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” nga Neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 të KPRK-së.
Tutje thuhet se i pandehuri që nga data 15 shtator 2025, me vendim të prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartcekur. /Zëri