Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, Policia jep detaje

Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, Policia jep detaje

Kronika September 15, 2025 - 22:03

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën mbrëma në lagjen Puhovc të Pejës.

Rastin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se në lagjen Puhovc në Pejë ka ndodhur një rast ku dyshohej se një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se rasti po hetohet nga njësitë kompetente nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit.