Vritet një person në fshatin Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari

Vritet një person në fshatin Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari

Kronika September 15, 2025 - 21:41

Një person është vrarë sonte në fshatin Balaj të Ferizajt. Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin.

Lajmin për RTKlive e konfirmoi zëdhënësi i Policisië për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai bëri me dije se viktima është 40-vjeçar.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, deklaroi Veseli.