
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se theri me thikë një tjetër
Është arrestuar i dyshuari për therjen e një personi në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të shtunën, derisa arrestimi i të dyshuari u arrit të dielën.
Lidhur me rastin, njësiti përkatës policor ka konfiskuar një mjet të mprehtë thikë si dëshmi materiale, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Më 14.09.2025 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë/thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, njësiti përkatës policor ka konfiskuar një mjet të mprehtë thikë si dëshmi materiale, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si më lart, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.