
Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë
Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri në Gjakovë.
Siç i konfirmoi policia redaksisë rasti ngjau pas një rrahjeje mes dy personave të rritur.
Autoritetet ndër tjera thanë se si pasojë e incidentit njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pas therjes me thikë.
”Sot, më 14 shtator 2025, rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, u shpreh për klankosova.tv, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë në Gjakovë.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.